Një vend të veçantë në kulturën e jetës së përditshme në Mbretërinë e Bashkuar e kanë edhe gazetat në veçanti dhe mediat në përgjithësi. Opinionistët nëpër studio u hodhën përpjetë nga lumtura për fitoren 2-0 të Anglisë ndaj Gjermanisë, ndërsa të përditshmet angleze përherë e kanë pasur gjithnjë të lehtë ekstazën, qoftë edhe për arsye biznesi.
“Të guxojmë për të ëndërruar”, titullon “Deili Meil” që vazhdon: Gjermaninë e dërguam në shtëpi! Kejni është në këmbë dhe si luan! Tani, në Romë për çerekfinalet!”
“Vrasësit e fantazmave, thërret e lumtur “Deili Ekspres”, lumturi ndërsa luanët i japin fund mallkimit 55-vjeçar gjerman! Harri Kejn vulosi fitoren në “Uembli” dhe u tha tifozëve: E merituam!
“Gardian”: Angli-Gjermani 2-0! Duket sikur jemi zgjuar nga një ëndërr e keqe dhe shohim një dritë të re të panjohur më parë! Kjo nuk pritej, Anglia bëri diçka të re në barin e “Uemblit”!”
E përditshmja “Indipendent”, sipas traditës britanike, shprehu gjithçka me një foto të madhe të kapitenit Harri Kejn, dhe me pak fjalë: Tre luanët lenë pas Gjermaninë dhe arrijnë në çerekfinale!”
Sfidanti.al