Qendërmbrojtësi holandez është një nga “shtyllat” e projektit të ri të Masimiliano Alegrit, veçse nuk dihet nëse kjo “shtyllë” do të qendrojë në vend apo do të largohet. Mediat italiane janë të alarmuara sese Matijs De Ligt po i bën “naze” rinovimit të kontratës me Juventusin, i pakënaqur me paraqitjen e ekipit këta dy sezone. “Dy vende të katërta nuk më mjaftojnë, – thotë ai, – është ende tepër shpejt për të folur për rinovimin. Për momentin nuk ka bisedime, duhet të bëhen disa hapa pastaj do të vendos nëse do të qendrojë, apo do të shikoj diku tjetër. Juvja është klub që kërkon gjithnjë të jetë kampion dhe duhet të synojë që të fitojë tituj. Unë kërkoj gjithmonë më të mirën nga ana sportive në karrierën time”.
Sfidanti.al