Njukasëlli do të lerë prapa sheikët e Sitit e PSG-së, dhe Abramoviçin!

Blerja vetë nuk do të jetë nga më të mëdhatë, pasi do të kushtojë deri në 300 milionë paundë stërlina. Kaq vlejnë aksionet e Njukasëllit për momentin, të cilat do të shiten nga pronarët aktualë dhe do të blihen nga familja mbretërore e Arabisë Saudite. Sheikët e vendit të madh të Gjirit Persik kanë një pasuri që llogaritet deri në 320 miliardë paundë stërlina, ose 435 miliardë USD, duke lënë pas 32 miliardë USD të sheikëve që zotërojnë Mançester Sitin, 15 miliardë USD që është pasuria e pronarëve të FIAT-it që kanë Juventusin, 13 miliardë USD që thuhet se është pasuria e Roman Abramoviçit të Çelsit dhe 8.8 miliardë USD që besohet se vlejnë sheikët tek Mançester Siti. Tashmë, Njukasëlli mund të bëjë shpenzime të çmendura si klubet e mësipërm, madje edhe më të çmendura dhe një rival i ri për titull mund të krijohet në Premier Ligë.

Sfidanti.al