Futbolli, është thënë, nuk është aspak një shkencë ekzakte, ndërsa paradokset nuk janë gjithnjë të tilla, por të parashikueshme, madje në shkallë më të madhe sesa në bujqësi apo ndërtim. Lojtarë që merren për yje, mund të konsiderohen të pavlefshëm nga i njëjti trajner apo trajneri pasardhës dhe Interi ndodhet në një situatë pikërisht të tillë. Pesë lojtarë të ulur në stol kanë rroga më të larta sesa 6 titullarë të rëndësishëm të trajnerit Inzagi.
Aleksis Sançez fiton 7 milionë euro në sezon, Arturo Vidal arrin në 6.5 milionë, mbrojtësi Vesino merr 2.5 milionë euro, mesfushori Sensi 2 milionë dhe mbrojtësi Galiardini, 1.5. Në total bëjnë 19.5 milionë pa llogaritur taksat që duhet të jenë edhe nja 10 milionë euro të tjera. Nga ana tjetër, janë lojtarët që Inzagi i ka besnikët e tij. Bastoni fiton 4 milionë euro në vit, holandezi De Vraj 3.8 milionë, kroati Brozovic është në nivelin 3.5 milionë, Nikolo Barela 2.5 milionë dhe Lautraro Martinez 2.5 milionë euro me kontratën e vjetër. Mbrojtësi sllovak, Shkriniar arrin në 3 milionë, dhe në total bëjnë 19.3 milionë euro.
Sfidanti.al