Një çift të moshuarish nga Australia po udhëtonte me tren për në Londër, ndërkohë që pranë tyre në vagon po udhëtonin edhe dy lojtarë të Mançester Junajtidit, Pol Pogba dhe Nemanja Matiç, që po luanin me letra, duke qeshur me të madhe. Turisti i nervozuar australian u çua nga vendi dhe u tha atyre se po e tepronin, duke u bërë shumë të zhurmshëm, ndërkohë që ai nuk e dinte se kush ishin ata. Të dy lojtarët i kërkuan atij falje dhe në formë faljeje dolën në fotografi me turistin në fjalë, të cilit i thanë se ata ishin futbollistë.
Turisti australian ia dërgoi foton në fjalë përmes Whats Apit të birit të vet, duke e pyetur atë, nëse i njihte këta dy futbollistë! I biri i tij, Nejt Patrik, u gëzua pa masë, duke i kthyer përgjigje të atit:
“Nuk po të kuptoj mirë, baba. Pogba të kërkoj që të bësh foto me të, kurse, ti, nuk e ke idenë se kush është ai!? Mos do të thuash se ai t’u lut që të dalësh me të në fotografi, kurse ti i bëje naze? Njeriu që ta ka hedhur dorën mbi sup, është Pogba, një nga futbollistët më të shtrenjtë në botë dhe kampion bote që luan me Francën!”
Sfidanti.al