Valteri Botas debuton në garat rally, renditet në vendin e pestë.

Valteri Botas e kalon provën në debutimin e tij në garat rally. Piloti i Mercedes në Formula 1 mori pjesë në Arctic Lapland Rally, ndalesa e parë e kampionetit finlandez të kësaj disipline që u zhvillua në Rovaniemi me Botas që drejtoi një makinë të tipit Ford Fiesta WRC. Në përfundim të kësaj gare, Valteri Botas u rendit në vendin e pestë, një rezultat relativisht pozitiv për të. Finlandezi në këtë eveniment kishte si co-pilot 2 herë kampionin e botës në 2000 dhe 2002 Timo Rautianen, shok skuadre dhe njëkohësisht kunat i Marcus Gronholm.

Në fazat eliminatore të garës, Botas pati disa probleme dhe kjo bëri që ai të nisë garën me kujdes duke u renditu në vendin e 7 dhe të 9 në etapat e para, por me kalimin e kohës ai filloi të fitojë pozicione për të mbyllur gjithcka në vendiun e pestë. Por jo vetëm kaq, Botas arriti të fitojë edhe një nga etapat speciale të garës, atë më të shkurtrën.

Përsa i përket fitores së Arctic Lapland Rally, ajo i shkoi Emil Lindholm, djalit të një piloti finlandez që nga ana e tij është kushëriri i Gronholm, që drejtonte një makinë Volksëagen Polo R5. Në të vërtetë të 4 pilotët që u renditën para Botas drejtonin këtë tip makine, që ishte e një kategorie inferiore ndaj asaj ‘world rally car’ që përdori piloti i Formula 1. Në këtë garë mori pjesë edhe një tjetër emër i njohur për Formula , finlandezi Mika Sato që dikur garonte me Ferrarin, i cili nga vendi i 43 u rendit në të 11 në fund të garës me makinën e tij Skoda Fabia R5.

sfidanti.al