Newcastle harroi futbollistin në Korenë e Jugut

Një skenë e pabesueshme ka ndodhur me Newcastle United. Matt Targett është lënë në aeroportin e Seulit teksa ekipi u rikthye në Angli pas turneut parasezonal në Azi. Mbrojtësi anglez nuk ishte në bord në fluturimin e kthimit me pjesën tjetër të skuadrës pas miqësores së Newcastle me Tottenhamin të dielën e 3 gushtit. Klubi anglez e kuptoi këtë gabim vetëm pasi aeroplani mbërriti në Newcastle. Ky keqkuptim ka ndodhur nga moskoordinimi mes stafit dhe shërbimeve të transportit. Fatmirësisht, Targett është mirë dhe i sigurt dhe ai pritet t’i bashkohet ekipit në pasditen e sotme pasi e ka marrë rrugën drejt Britanisë së Madhe. Incidente si këto janë ekstremisht të rralla në futbollin profesionist.

sfidanti.al