Vendimi i qeverisë franceze për të ndaluar kampionatin mund të ketë sanksionuar një prej transferimeve më të bujshëm të historisë, atë të Nejmarit. Braziliani, i ardhur tek Paris SG tre vjet më parë, është në rrugën e kthimit në “shtëpi”, tek Barcelona, dhe dhënia fund e sezonit mund t’ia ketë hapur rrugën që kjo të quhet e përfunduar. Të kuptohemi, PSG pret që të paguhet mirë për brazilianin, por kontrata që ai ka e bën të pamundur pritjen edhe me një vit tjetër. Nejmar bëhet lojtar i lirë në 2022, pra pas dy vjetësh, dhe nëse pritet vera e ardhshme, atëherë çmimi i kartonit bie ndjeshëm. Për këtë arsye, nuk pritet që të ndodhë ndonjë mrekulli, pra që Barcelona të paguajë 500 milionë euro për kartonin dhe rrogat për 5 vjet, por që palët të ulin pretendimet.
Sfidanti.al