Transferimi më i madh i botës, që besohet se mund të mbahet në këmbë si rekord për disa vjet, tashmë ka përfunduar. Nejmar Zhunior dhe Paris SG i kanë “shkëmbyer unazat”, ndërsa kurora do të vendoset sot pasdite në ceremoninë special pranë Kullës Ejfel. Braziliani do të mbajë fanelën me numrin 10, do të marrë një rrogë prej gati 600 eurosh në javë, dhe besohet se do të jetë futbollisti më i paguar në botë me rreth 40 milionë euro në sezon, pak më shumë sesa kontrata e re e Mesit, e realizuar pak javë më parë.
Plot 222 milionë euro thuhet zyrtarisht se ka kushtuar kartoni, dhe shpresohet që PSG të mos ketë problemet gjyqësore që pati Barça në rastin e transferimit të Nejmarit nga Santosi. Besohet se ambicia personale sportive, dhe jo vetëm rroga, e shtyu 25-vjeçarin drejt Francës, në një sfidë shumë të vështirë për të “pushtuar” Europën nga një kampionat jo vërtet i elitës, dhe me një skuadër që kurrë nuk e ka fituar Championsin.
“Për vendimin jam menduar 25 vjet, – komentoi Nejmari, ndonëse besohet se është menduar në dy sezonet e fundit, – e falenderoj pa masë Barcelonën dhe Lionel Mesin, sportistin më të madh që më kanë parë sytë”. Në fundjavë nis kampionati francez, aventura e re e Nejmarit, veçse që tani mendohet se ai nuk do ta arrijë dot lartësinë që pati tek Barcelona.
Sfidanti.al