Trajneri Karlo Ançeloti nuk u kursye aspak dhe hodhi në fushë më të mirë. Duhet edhe një javë deri në finalen e Parisit në Champions, por tekniku italian e di se duhet marrë parasysh rreziku dhe se futbollistët është me rrezik t’i lesh një kohë të gjatë pa ritmin e ndeshjeve. Kështu edhe ai aktivizoi yjet kryesorë në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Betisit, ndonëse nuk i duhej rezultati. Nuk pati betejë “gjaku” në “Bernabeu”, por gjithsesi formacioni ishte “blind” me Kurtuanë, Karvahalin, Militaon, treshen e mesfushës, dhe treshen e sulmit ku Rodrigo ishte titullar në krah të Benzemasë e Vinisiusit. Nuk pati gola, dhe titulli u festua me barazim 0-0, ndonëse forca sulmuese ishte e madhe. Mediat spanjolle thonë se madrilenët i kanë ruajtur golat për Liverpulin.
Reali (4-3-3): Kurtua, Karvahal, Militao, Naço, Mendi (Marselo 70’), Modriç (Sebajos 69’), Kasemiro (Kamavigna 46’), Kros (Valverde 46’), Rodrigo (Isko 70’), Benzema, Vinisius.
Sfidanti.al