Në Brazil futbolli është mbi politikën, kjo “votohet” edhe në Parlament

Në Brazil, futbolli është tamam si një fe. Në seancën e fundit të parlamentit të këtij vendi, anëtarët e tij, mu në mes të saj, nuk diskutuan për një ligj të rëndësishëm që ishte në rend të ditës, por shkëmbyen njeri me tjetrin fotot e albumit zyrtar “Panini” të Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë në Rusi.

Ndërkohë që, në proces e sipër, ishte një votim i rëndësishëm dhe kryetari i parlamentit u kërkoi parlamentarëve që të përqëndroheshin te ligji që do të votohej, ata vazhdonin të shkëmbenin fotot e albumit të lartpërmendur. Sido që të jetë, futbolli në Brazil është mbi gjithçka, përfshi edhe mbi politikën.

Sfidanti.al