Ndodh në Paraguaj; akordoi gol fantazmë, arbitri pezullohet 20 ndeshje

20 ndeshje pezullull për arbitrin, 30 për anësorin, 20 për arbitrin e katërt dhe 5 për asistentin e dytë; është ky dënimi ekzemplar për ekipin e arbitrave  të ndeshjes mes Serro Portenjos dhe Sportivo San Lorenco e vlefshme pë javën e 19 të Aperturës  Paraguajane. Aryeja? Akorduan një gol fantazmë për skuadrën mike të kësaj sfide që u zhvillua në 1 maj. Dënimi do të hyjë në fuqi me fillimin e kampionatit Clausura

Episodi në fjalë, që shkaktoi një zemërim të fortë te Serro Portenjo, presidenti i të cilit arriti deri aty sa kërcënoi me tërheqje të skuadrës, ndodhi në minutën e 74 kur goditja nga jashtë zone e Sebastian fernandez u përplas në tramversë për t’u kthyer në fushë. Për të gjithë ishte e qartë që nuk bëhej fjalë për një gol, përvecse katërshes së arbitrave që morën vendimin më të gabuar të mundur

Si asistenti Diego Silva ashtu edhe arbitri Kristian Akino pranuan gabimin e tyre ne një konferencë për shtyp dhe e pranuan dënimin e rëndë të dhënë nga komisioni arbitrar.

sfidanti.al