Cmimi i madh i Holandës në Botërorin e Formula 1 të mos mbahet në 5 maj. Kjo është kërkesa e bërë nga Drejtori i Pistës së Zandvord, Robert Van Overen drejtura Formula One Management. Arsyeja është se 5 Maji në Holandë është Dita e Clirimit dhe njëkohësisht edhe Festa Kombëtare e vendit dhe që për më tepër përkon me 75 vjetorin e fitores ndaj okuipatorëve gjermanë.
vetëm përpara 1 muaji u zyrtarizua përfshirja e Holandës në kalendarin e Botërorit të Formula 1 që në të vërtetë përbën një kthim të këtij shteti në këtë kompeticion që nga viti 1985 dhe që nga ai moment po diskutohet shumë për datën e zhvillimit të saj. U mendua që ky Cmim i madh të mbahet në javën e parë ose të dytë të muajit maj, por Drejtori i Cirkuitit kërkoi një datë më të largët.
‘Kemi kaluar ditë të ndjeshme të cilat kërkojmë t’i mbajmë larg-tha Overen në një intervistë për ‘GP Today’-ne kemi vetëm një rol ndihmës, është FOM ai që vendos. Për mendimin tim ky institucion është i ndjeshëm ndaj temave të tilla. Besojmë se cdo gjë do të sistemohet për vitin e ardhshëm dhe të tjerët që do të vijnë’.
Tashmë nuk mbetet gjë tjetër vecse të pritet për vendimin përfundimar për datën e zhvillimit të garës holandeze, pritje kjo që do të zgjasë për disa muaj
sfidanti.al