Dortmundi s’e ka humbur besimin, Vicel: Fitojmë titull e kupë!

Kur Aksel Viceli firmosi kontratën deri në vitin 2022, ai e bëri këtë duke pasur besim. Futbollisti belg kishte synim të fitonte trofe dhe ende nuk është shkurajuar, pavarësisht dështimit të këtij sezoni. “Kam dëgjuar se Dortmundi e përjeton në mënyrë të shkëlqyer një titull, – u shpreh Viceli, cituar nga revista “Kiker”, – ndaj dua që tifozët ta provojnë sërish këtë ndjenjë”. Borusia pati 9 pikë epërsi vitin e fundit sportiv, por u parakalua në fund nga Bajerni, në një zhgënjim të madh.

“Nuk mendoj se ai I vjetshmi ishte shansi ynë I vetëm dhe I fundit për titullin, – tha belgu, – ne duam që të jemi më mirë, duam të fitojmë titullin, kupën dhe gjithçka tjetër që të mundemi. Me Torgan Hazarin, Julian Brantin dhe Niko Shulcin ne jemi bërë edhe më të fortë, kemi më shumë përvojë”. Klubi dortmundas shpenzoi jo pak për të marrë lojtarët e rinj, 25 milionë për Brantin tek Leverkuseni, 25.5 milionë euro për Hazarin tek Mynshengladbahu dhe 25.5 milionë euro të tjera për Shulcin e Hofenhajmit, gjithsesj 76 milionë euro.

Sfidanti.al