U luajtën mbrëmjen e djeshme dy sfida të vlefshme për javën e dytë të Serisë A ku nuk munguan surprizat. Lacio e Sarrit regjistroi humbjen e dytë radhazi, teksa u mposht nga Xhenoa me rezultatin 0-1.
Ishte Retegui ai që vendosi këtë duel me golin e realizuar në minutën e 16-të, duke zhytur Lacion në krizë rezultatesh në këtë fillim sezon. Ndërkohë në duelin tjetër të mbrëmjes së sotme, kampionët e Napolit, bënë detyrën në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Sasuolon e Nedim Bajramit. Osimhen dhe Di Lorenco ishin autorët e golave për skuadrën e Rudi Gasias, ndërkohë që për sa i përket mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Bajrami qëndro më fushë 76 minuta, por pa mundur të lerë gjurmë. Në sfidat e javës së tretë, Napoli do të përballet me Lacion sërish në shtëpi. Sasuolo pret Veronën, ndërsa Xhenoa do të luaj në Torino.
sfidanti.al