Për Xhenaro Gatuzon u tha se mund të ishte mundësia e fundit, “plazhi i fundit” (ultima spiaggia) siç i thonë italianët, dhe vërtet një duel me Juventusin është gjithnjë një mundësi e fundit. Për fat të keq, trajneri i Napolit do të ketë mungesa të shumta sidomos në mbrojtje. Manolas e Kulibali nuk kthehen nga dëmtimi, ndërsa Hysaj u dëmtua në Kupë ndaj Atalantës. Kjo do të thotë se napolitanët do të duhet të marrin dy lojtarë nga ekipi Shpresa për të plotësuar radhët. Mungesë tepër e rëndësishme Dris Mertens që vazhdon rikuperimin, por po ashtu Deme dhe ndoshta Gulam.
Edhe Andrea Pirlo ka problemet e veta, ndonëse Juventusi ka më shumë alternativa. Dibala nuk është ende gati, Artur është i dëmtuar dhe Bonuçi po ashtu mund të mos jetë. Shpresohet kthimi i Kielinit, por gjithsesi kampionët kanë lojtarë të tjerë si De Ligtin, Danilon e Demiralin, ndërsa në fazën ofensive janë Ronaldo, Dibala, Kieza e Kulushevski. Ndeshja luhet të shtunën në mbrëmje dhe është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ndërsa Gatuzo rrezikon stolin.
Sfidanti.al