Në Itali deshën t’i jepnin “Tapirin e Artë” si simbol i një dështimi për shkak të sherrit të tij me presidentin juventin Andrea Anjeli. Antonio Konte nuk pranoi ta merrte, ndërsa në të njëjtën kohë kishte në kokë mendime të tjera. Siç raportojnë mediat, trajneri i Interit po mendon për një shkëmbim me Çelsin, dhe për të marrë lojtarin e kombëtares së Italisë, Zhorzhinjo. Bluve të Londrës do t’u jepte Eriksenin, i cili mbetet në dyshim në Milano pavarësisht se po luan mirë këto kohët e fundit. Besohet se lëvizjen e nisi Tomas Tuhel i Çelsit, por dihet që Interi e ka ndjekur Zhorzhinjon edhe më përpara. Problem ndoshta mbetet vlerësimi i kartonëve, pasi Tuhel mendon se Çelsi duhet të marrë edhe 20 milionë euro përveç shkëmbimit të lojtarëve. Në gjendjen financiare që ka sot Interi nuk dihet nëse kjo do të pranohej.
Sfidanti.al