Mjaftoi që bavarezët të barazonin rekordin e Barcelonës së vitit 2009 duke fituar 6 trofe, dhe Pep Guardiola reagoi. Padyshim, ishte një lëvizje me humor, ndërsa trajneri katalanas postoi një video në Tuiter, që e ndau bashkë me klubin gjerman. Pasi e përgëzoi Hansi Flikun dhe djemtë e tij për suksesin e madh, duke fituar Bundesligën, Championsin, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Europës, Superkupën e Gjermanisë dhe Kupën e Botës për Klubet, Guardiola deklaroi në formë sfide se ishte gati të bëhej një ndeshjes mes Barcelonës së tij dhe këtij Bajerni. “Jam gati të telefonoj Mesin, – tha ai, – më thoni vetëm kur dhe ku. Ju përgëzon dhe jam krenar, por ju kujtoj se ju jeni të dytët që e keni bërë. Të parët ishim ne”. Gjithsesi, pjesa më e madhe e lojtarëve katalanas të vitit 2009 sot nuk luajnë futboll, ndonëse disa janë ende aktivë si Mesi, Pike, Buskets
Sfidanti.al