Titulli nuk fitohet që nga koha e Maradonës, por shpenzimet po bëhen si kampionë. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis e ka borderonë gati 100 milionë euro, pavarësisht se vjet iu largua më i paguari, Gonzalo Higuain. Të 12 milionë eurot që u kursyen nga Higuain, iu dhanë lojtarëve të tjerë që përfituan kontrata me rritje page.
Një prej tyre edhe Elseid Hysaj, që firmosi akordin e ri dhe rroga e shqiptarit do të vazhdojë të rritet vit pas viti. Aktualisht, ai fiton mbi 2 milionë euro në sezon, ndonëse nuk është ndër më të paguarit. Hamshik, Insinje dhe Mertens janë ata që marrin mbi 4 milionë euro në sezon. Rritja e rrogave vazhdon të jetë në progresion të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit, nga më pak se 20 milionë euro në 2007 deri në 95 milionë euro sot.
Napoli do të jetë këtë sezon në Champions, dhe ka të ardhura të garantuara nga ky kompeticion, plus fitime të tjera nga të drejtat televizive, biletat dhe sponsorët. Mbetet vetëm që të fitohet titulli i parë që nga viti 1990.
Sfidanti.al