Napoli bën llogaritë, Raspadori dhe Simeone do të vazhdojnë

Skuadra kampione e Italisë vërtet ia arriti qëllimit në një sezon të jashtëzakonshëm, por jeta dhe biznesi i futbollit profesionist vazhdon. Trajneri Spaleti dhe presidenti De Laurentis kanë nisur vlerësimin e skuadrës, për të parë se cilët lojtarë duhet të vazhdojnë, cilët të largohen, dhe cilët të merren si përforcim. Së pari, është vendosur që sulmuesi Raspadori është i domosdoshëm për ekipin dhe do të jepën 25 milionë euro për Sasuolon. Po ashtu, Zhovani Simeone vlerësohet që të vazhdojë, ndaj edhe do t’i paguhen 12 milionë euro Veronës. Ndërkaq, do të largohet Ndombele i marrë hua nga Totenhemi, edhe pse francezi luajti shumë mirë. Problem është që Napoli nuk dëshiron të shpenzojë 30 milionë euro për kartonin.

Sfidanti.al