Nagelsmann: E kuptueshme që Hummels dhe Goretzka janë të mërzitur

Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë , shpjegoi lënien jashtë të Mats Hummels dhe Leon Goretzka në një konferencë shtypi që mbajti në llogarinë e DFB në YouTube.

“Kam pasur biseda të gjata me të dy. Ata ishin të zhgënjyer, kjo është e kuptueshme. Nuk është bukur të bësh biseda të tilla, nuk më pëlqen të kem gjithë botën me vete. Unë duhet të marr një vendim në interes të skuadrës. Ata bënë gjithçka për të qenë prezent. Nuk mund të ketë biseda të këqija, por padyshim që kam pasur më të bukura në jetën time”.

 

sfidanti.al