Nagelsmani e Fliku, bashkëpunojnë për hallin e përbashkët, nuk kanë në ekip një “Numër 9”!

Të dy e kanë pasur tek Bajerni dhe ka qenë gjithmonë Robert Levandovski. Hansi Flik e ndjeu mungesën e polakut kur kaloi si trajner i kombëtares gjermane, ndërsa Julian Nagelsmani nisi të “shtrydhte trurin” sesi t’ia bënte kur Leva shkoi tek Barcelona. Sipas mediave bavareze, dy trajnerët shkëmbejnë shpesh mesazhe telefonike më njëri-tjetrin, SMS ose në rrjetin UotsAp (WhatApp). “Herë pas here i shkruajmë njëri-tjetrit, – thotë Nagelsmani, – kemi një raport të mirë, dhe bashkëpunimi është gjithnjë i dobishëm. i vlen Bajernit dhe kombëtares”. Nagelsmani ka luajtur shpesh pa një “Numër 9”, ose ka provuar Çupo-Motingun së fundmi, ndonëse për të thotë se nuk është qendërsulmues tipik. Fliku e ka edhe më të vështirë, pasi nuk e aktivizon shumë të vetmin lojtar që i afrohet këtij “identikiti”, Lukas Nmeçën (Nmecha).

Sfidanti.al