Murinjo dhe stili i tij italian po pëlqehen shumë nga Paris SG

Klubi francez provoi me shumë trajnerë të njohur. Në stolin e PSG-së janë ulur Karlo Ançeloti, Tomas Tuhel dhe Maurisio Poçetino, por triumfi në Champions nuk është arritur. Tashmë, në kryeqytetin e Francës po mendojnë për një “gjysh” që është kthyer në modë, Zhoze Murinjon. Mediat europiane shkruajnë se një betejë e vërtetë në distancë, po zhvillohet mes drejtuesve të Paris SG dhe futbollistëve e drejtuesve të Romës, me këta të fundit që nuk duan ta humbasin teknikun portugez. Gjithsesi, siç shkruan e përditshmja “Marka”, Murinjo arriti në finalen e Ligës së Europës me një stil tepër italian ndaj Leverkusenit, duke u mbrojtur me “thonj e me dhëmbë”. Ky nuk është stili më i mirë, por PSG kërkon së pari trofe.

Sfidanti.al