Sulmuesi ukrainas i Çelsit, Mykhailo Mudryk rrezikon pezullimin nga futbolli i luajtur për 4 vite. Shkak për këtë është bërë një test rutinor anti-doping që Mudryk ka kryer së fundi, ku ka rezultuar pozitiv. Sipas mediave në Ukrainë, sulmuesi 23 vjeçar i Çelsit rrezikon thuajse të njëjtin dënim si Pol Pogba. Ai nuk ka luajtur me “Blutë e Londrës”, që pas sfidës në Europa Ligë ndaj gjermanëve të Heidenheim. Për Çelsin ky do të ishte një lajm vërtet shokues duke ditur faktin se për të londinezët shpenzuan plotë 70 milionë euro verën e shkuar për ta afruar nga skuadra e Shakhtar.
sfidanti.al