Mosha bën të vetën, Ibra humb Sasuolon dhe Juventusin!

Milani i të rinjve mund të fluturojë me Piolin, por Zllatani është i domosdoshëm, thotë Demetrio Albertini. Veçse këto kohë Ibrahimoviç nuk po përgjigjet në apel, dhe trajneri është i shqetësuar. Pasi mungoi që nga 22 nëntori pas dëmtimit në Napoli, ndjeu sërish probleme gjatë seancës stërvitore në Milanelo, duke e ndërprerë para kohe. Rezonanca manjetike nxorri një dëmtim muskulor, dhe shqetësimi tek Milani është i madh. Jo vetëm që Ibra do të humbasë ndeshjen në fushën e Sasuolos, por me shumë gjasë nuk do të jetë as ndaj Juventusit. Ka një precedent, siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, pasi një dëmtim i ngjashëm ishte në 25 maj dhe Ibra mbeti 1 muaj jashtë. Duket se mosha 39-vjeçare gjithsesi nis të ndihet.

Sfidanti.al