Mirlind Daku, kandidat për çmimin “Lojtari i vitit” në Rusi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku po shkëlqen me fanellën e Rubin Kazanit në kampionatin rus. 26-vjeçari ka shënuar 7 gola në kampionat deri më tani dhe falë paraqitjeve të mira është përzgjedhur mes kandidatëve për çmimin “Lojtari i vitit” në Rusi. Do të jenë tifozët ata që me votat e tyre do të shpallin fituesin e këtij çmimi.

sfidanti.al