Arsyetimet për divorcet nuk ndryshojnë shumë nga kjo deklaratë, ndërsa mund të ketë raste edhe më të këqija siç i ndodhi ish-arbitrit anglez Hauard Ueb që la gruan me 3 fëmijë dhe u martua me ish-arbitren gjermane, Bibi Shtajnhauz (Steinhaus). Lionel Mesi nuk duket se ka ndonjë vrasje ndërgjegjeje për largimin nga Barcelona, dhe gjykon se pranimi për të ulur rrogën 50 për qind ishte i mjaftueshëm që ai të dilte i lartë nga largimi prej klubit të fëmijërisë, të vetmit të jetës së tij deri këtë verë. Argjentinasi deklaroi për “Frans Futbollin” se “unë jam i lumtur në Paris, dhe u binda nga projekti i PSG-së”, ndërsa theksoi se “kur Barcelona deklaroi se nuk më mbante dot, nisa të mendoj se ku duhet të shkoja” (a mund t’i besohet kësaj “korrektese” ?). Laporta tha dy ditë më parë se kishte shpresuar deri në fund që Mesi të rrinte pa pagesë në klubin e tij të zemrës, ndonëse nuk ia kishte bërë këtë propozim, por ish-kapitenit mesa duket as nuk i ka shkuar në mendje.
Sfidanti.al