Merr fund saga! Milani arrin marrëveshjen për Ardon Jasharin

Transferimi i Ardon Jasharit te Milan është mbyllur, sipas gazetarit Sacha Tavolieri. Pavarësisht negociatave të gjata dhe rezistencës së vazhdueshme të Club Brugge, palët kanë arritur marrëveshje për kalimin e mesfushorit në “San Siro”. Milan ka hasur vështirësi në arritjen e akordit për shkak të kërkesave të ndryshuara të klubit belg, por së fundmi është bërë përparimi vendimtar. Jashari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin italian. Tashmë mbetet vetëm të përcaktohen termat e pagesës, pasi Milan synon të reduktojë numrin e kësteve nga pesë në katër. Për disa ditë kishte zëra se Milan po shqyrtonte alternativa si Javi Guerra nga Valencia. Megjithatë, duket se klubi kuqezi ka vendosur të mbyllë përfundimisht operacionin me Jasharin.

sfidanti.al