Më parë Kupa se Seria A, “sipari” për Juventus-Milan në 27 maj!

Le të ketë ende mbi 500 apo më tepër të vdekur në ditë, njerëzit e futbolli po i bëjnë edhe më konkrete planet e tyre. Futbolli në Itali e ka një datë për rifillimin dhe bëhet fjalë jo për shumë larg, në 27 maj. Atë ditë në mbrëmje, për herë të parë pas disa muajsh mund të luhet, dhe flitet për në stadiumin e Torinos, pa praninë e publikut, për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë me Juventusit e Milanit. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-1 në “San Siro”. Një ditë më, në 28 maj do të duhej të luhej gjysmëfinalja tjetër, Napoli-Inter, dhe në këtë mënyrë do t’i jepej pak më shumë kohë skuadrave të tjera për t’u përgatitur për Serinë A, që mund të fillojë në 31 maj.

Këtë propozim e ka bërë Këshilli i Ligës, dhe drejtuesit e Federatës e kanë diskutuar në mbledhjen me Komisionin e saj Mjekësor e Shkencor Italian. Natyrisht, kjo do të ndodhë nëse nga qeveria do të vendoset të hiqen kufizimet për aktivitetet sportive, qoftë edhe duke mos lejuar tifozët. Masat do të ishin të forta për të ruajtur lojtarët dhe çdo person tjetër të përfshirë, duke bërë dezintensifikimin e stadiumeve, komplekseve stërvitore e palestrave, kontrolle të thelluara për futbollistët me tampon, ekokardiogramë dhe spirografi për 2-3 ditë para nisjes së ndeshjeve, po ashtu test sierologjik për këdo që del nga zonat e mbrojtura.

Sfidanti.al