Pas ndeshjes së Championsit, lojtari ofensiv I Bajernit deklaroi se deshi të merrte bluzën e argjentinasit si kujtim, por nuk pati sukses në përpjekjet e tij. Xhamal Musiala luajti 82 minuta ndaj Paris SG dhe pastaj u zëvendësua, ndërsa në përfundim u vu në kërkim të Lionel Mesit. “E kërkova, por nuk munda ta gjeja, – tha ylli I Gjermanisë, – ai ishte zhdukur, ndaj nuk ia mora dot fanelën”. Mediat bavareze bënë shaka duke thënë se “Musiala duhej ta kishte kuptuar se kjo nuk ishte e vetmja herë që Mesi ishte zhdukur atë mbrëmje në Mynih”.
Sfidanti.al