Një lojtar i tillë nuk mund të jetë “njeri patatinash”. Kilian Mbape nuk e cilëson veten si një “ofertë në prag të festave”, ndaj edhe qesh kur i thonë se në janar edhe mund të kalojë tek Reali i Madridit (kjo, nëse PSG pranon ndonjë shumë financiare). Kampioni i botës flet shkurt duke i dhënë fund dyshimeve. “Do ta mbyll sezonin me Paris SG me 100 për qind, – tha ai për SiEnEnin (CNN), – do të bëj gjithçka që të eleminojmë Realin dhe të fitojmë Championsin. Jam tek PSG dhe jam i lumtur”. Parizienët janë çiftuar me Realin në raundin e dytë të Championsit dhe treshja Mesi-Mbape-Nejmar do të përpiqet të bëjë diferencën.
Sfidanti.al