Me gjasë këtu ka diçka që nuk shkon. Jo edhe aq për diskutimet mediatike dhe të tifozëve, sesa për faktin se Juventusi dhe Paulo Dibala ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re. Argjentinasi, që mban shiritin e kapitenit, nuk ka rinovuar ndërsa akordi i tanishëm me “Zonjën” përfundon në qershor. Ia vlen të theksohet se pas 1 janarit, Dibala mund të bisedojë me cilindo klub që të dëshirojë, dhe duket se këtë po pret. Tek Juvja kanë argumenta “pro” dhe “kundër”. “Pro”, që numri 10 ka cilësi të larta teknike, që për aq sa ka luajtur ka dhënë më shumë se të tjerët, që ndihmon skemën 4-2-3-1 të Alegrit. “Kundër”, që dëmtohet shpesh, që i vihet në diskutim aspekti karakterial dhe udhëheqës dhe që nuk e ndihmon dot Alegrin në skemën 4-3-3. Rroga do të ishte pak a shumë sa është tani, 8 milionë euro në sezon, plus 2 milionë shpërblime që ndryshme që merren nëse arrihen objektivat.
Sfidanti.al