Matijs De Ligt i bën përshtypje të madhe shokëve tek Bajerni!

Në kombëtaren e Holandës, gjenerali këto kohë ka qenë Virgil Van Dajk. Qendërmbrojtësi i Liverpulit padyshim që ishte shtylla e skuadrës, por tashmë ka dalë një pretendent i ri për “spaletat”. Ky është Matijs De Ligt, mbrojtësi i qendrës i Bajernit të Mynihut. Mediat bavareze shkruajnë se lojtari i marrë për mbi 70 milionë euro nga Juventusi ka treguar një nivel të tillë që i ka bërë përshtypje të madhe shokëve të tij të skuadrës. Të gjithë në ekip dhe në klub e duan De Ligtin, i cili shkëlqen bashkë me Upamekanon. Ai komunikon me shokët në gjermanisht, dhe po ashtu shpejt pritet të jetë pjesë e këshillit të skuadrës, bashkë me Tomas Mylerin, Xhoshua Kimihun e të tjerët.

Sfidanti.al