Inter Miami ka njoftuar se Javier Mascherano është trajneri i ri i skuadrës. Ish-lojtari i njohur ribashkohet me Leo Messin, me të cilin ka qenë shokë skuadre në kombëtaren argjentinase dhe te Barcelonë. Për Mascheranon, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2027, është eksperienca e parë në stolin e një klubi pas atyre me Argjentinën U-20 dhe kombëtaren olimpike të Argjentinës. Javier Macherano është zëvendësuesi i Tata Martinos. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin e Major League Soccer deri në vitin 2027. “Të jesh në gjendje të stërvitesh këtu është një nder dhe privilegj, mezi pres”, janë fjalët e para të Mascherano, në përvojën e tij të parë në stolin e një klubi.
sfidanti.al