Marselo sulmin e ka ne gjak: Ne s’jemi Barcelona që të eliminohemi!

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marselo, mbas kualifikimit të klubit spanjoll për në gjysmëfinale të Champions-it, nuk harroi që të shpotisë rivalin të madh të klubit të tij, Barcelonën, që, tanimë, u eliminua nga Roma që fitoi 3-0 ndaj saj në ndeshjen e dytë, ndërkohë që e para, në “Kamp Nou”, kishte përfunduar 4-1 për klubin katalonjas.

“Interesante është ajo që i ndodhi Barcelonës, por neve kurrë nuk mund të na ndodhin gjëra të tilla. Ne nuk jemi Barcelona që të eliminohemi nga Liga e Kampioneve”, vuri në dukje me ironi futbollisti brazilian.

Sfidanti.al