Niklas Zyle do të largohet dhe dita kur kjo gjë do të ndodhë, po afrohet. Bajerni duhet të zgjidhë hallet përsa i përket mbrojtjes, pasi reparti i prapavijës do të ketë shumë nevojë të përforcohet me mbrojtësin e tretë të qendrës që ikën në 12 muaj. Më herët, u larguan Alaba dhe Boateng. Emri i piketuar nga drejtuesit në “Zebener Shtrase” është mbrojtësi i Ajaksit, Rajan Gravenberk, dhe “paketa” e ofruar për holandezët arrin në 25 milionë euro. Nga këto 15 milionë jepen në dorë dhe 10 milionë janë sipas klauzolave. Nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë ndërsa, lojtari i Holandës ka edhe admirues të tjerë, me kontratën që përfundon në 2023. Nga ana tjetër, një alternativë është mbrojtësi i Frajburgut, Niko Shloterbek. Kartoni i tij mund të kushtojë 30 milionë euro, dhe bavarezët nuk duan t’i shpenzojnë këto para, por gjithsesi mund të jenë të detyruar të pranojnë sepse mundësitë i kanë të pakta për të gjetur lojtarët e duhur.
Sfidanti.al