Diferenca në rezultate është ende e ndjeshme, sepse i dyti fitoi titullin në 2001, ndërsa portugezi është në vendin e pestë, por edhe kohët janë të ndryshme. Fitorja 3-0 në derbin ndaj Lacios ka bërë që tifozët e Romës të jenë në entuziazëm të shfrenuar, edhe pse skuadra e tyre vështirë të kualifikohet për në Champions sezonin e ardhshëm. Milani, Napoli, Interi e Juventusi janë shumë larg. Gjithsesi, derbi është derbi dhe kur fitohet 3-0 jehona është e madhe. Për më tepër, Murinjo sot nuk ka në dispozicion atë skuadër që kishte atëherë Kapelo, me Totin, De Rosin, Delvekion, Montelën dhe Batistutën. Tifozët dhe mediat bëjnë edhe një krahasim mes dy trajnerëve, duke gjetur një ngjashmëri. Në derbin e djeshëm, Murinjo u bëri shenjë tifozëve që të përmbanin entuziazmin në rezultatin 3-0, dhe të mos brohorisnin në kor për çdo pasim të lojtarëve në fushë. Në 2001, Kapelo ktheu në tribunë tifozët që deshën të hynin në fushë ende pa përfunduar ndeshja e fundit e kampionatit, ajo ndaj Parmës fituar 3-1. Kjo sjellje, nga mediat, cilësohet si mentalitet fitues i dy teknikëve.
Sfidanti.al