Sulmuesi polak ka bërë “be e rrufe” se nuk do të verë më këmbë në “Alianc Arenë” dhe nuk do të veshë fanelën bavareze. Një personalitet si Robert Levandovski besohet se e ka fjalën “të rëndë”, pra nuk pritet që ai të vazhdojë tek Bajerni sezonin që vjen, edhe pse në Mynih vazhdojnë ta kenë një ëndërr. Dëshira e madhe e Oliver Kahnit dhe Hasan Salihamixhiçit (nuk e dimë për Julian Nagelsmanin) është që Levandovski të vazhdojë deri në 2023 dhe të luajë në krah të Sadio Manesë. Sulmuesi nga Senegali mund të quhet punë e mbaruar që do të luajë në Bundesligë, pasi mediat raportuan arritjen e një marrëveshjeje me Liverpulin për 41 milionë euro afërsisht, nga të cilat 31 milionë do të jepen tani dhe 10 milionë më vonë.
Sfidanti.al