Juve nuk di të ndalet as në këtë merkato dimri, me “Zonjën e Vjetër” që mbetet një nga ekipet më aktive në Serie A, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Alberto Costa dhe Kolo Muani ishin dy blerjet e bujshme, por “revolucioni” bardhezi nuk pritet të përfundojë këtu pasi së fundmi nga Torino mund të ketë edhe një largim të rëndësishëm, bëhet fjalë për Andrea Cambiaso. Man.City e ka seriozisht, me “qytetarët” që kanë trokitur në derën e Juves me një ofertë zyrtare, afro 65 milionë euro, por kjo ofertë është refuzuar për momentin, pasi drejtuesit e Juves pretendojnë më shumë, duke parë që për Cambiaso-n ka oferta të shumta këtë periudhë, në lojë për mesfushorin është futur edhe Bayern Munich. Me shitjen e mundshme të Cambiaso-s, Juve do të kishte parat e nevojshme për të afruar në Torino edhe një qendërmbrojtës klasi.
sfidanti.al