Mançester Siti e nis mbare, fiton Community Shield

Pep Guardiola mund Sarrin dhe Mançester Siti mposhti Çelsin duke ngritur dhe trofeun e Community Shield e thene ndryshe Superkupa e Anglise. Ne Uembli te Londres skuadra kampione e Premier Leagues iu imponua londinezeve duke i mposhtur me rezultatin 2-0.

Protagonisti absolut per Citizens u be Serhio Aguero autori i te dy golave per Mançester Sitin. Argjentinasi e shenoi golin e pare ne minuten e 13 me nje goditje me te majten ne hyrje te zones, ndersa ne minuten e 58 finalizoi nje kundersulm te nisur nga Bernardo Silva.

Me pas Çelsi e pati te veshtire per te krijuar mundesi shenimi per te shkurtuar  diferencen ne rezultat dhe ato pak aksione qe krijoi u thyen nga mbrojtja e Mancester Sitit qe fitoi keshtu trofeun e pare sezonal.

Sfidanti.al