Mançester Junajtid, Kavani pezullohet 3 ndeshje për shkak të postimit!

Një goditje që edhe pritej dhe që nuk është aspak e lehtë. E tillë është Britania e Madhe, dhe e tillë Anglia, ku njerëzit rrëzojnë edhe statuja, ndërsa Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit dënoi me 3 ndeshje pezullim sulmuesin e Mançester Junajtidit, Edinson Kavani. Uruguajani e mori dënimin, plus 100 000 paundë stërlina gjobë, për shkak të postimit në rrjetet sociale ku i drejtohej dikur me shprehjen “negrito”, që do të thotë “zezak i vogël”. Kavani nuk pati qëllim të ofendonte, por ndoshta nuk e dinte se në Angli nuk lejohet përdorimi i shprehjeve të tilla, diçka që është e dënueshme. Junajtidi nuk do ta ketë sulmuesin me përvojë për ndeshjet ndaj Aston Vilës, derbit kundër Mançester Sitit dhe Uatfordit, por do të jetë ndaj Liverpulit.

Sfidanti.al