Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka siguruar se ka i ka bërë presion klubit të ardhshëm të Kylian Mbappe për të siguruar pjesëmarrjen e yllit të PSG-së në Lojrat Olimpike.
“I kam bërë presion maksimal klubit të ri, ku thuhet se do të transferohet Mbape me qëllim që të mos e pengojnë që të përfaqësojë Francën në Lojrat Olimpike”, tha Makron.
Prej disa muajsh, Mbappe ka nënshkruar me Real Madrid ku do të transferohet pas disa viteve me fanellën e PSG. Mendohet se është pikërisht klubi spanjoll që i ka kërkuar sulmuesit të mos sforcohet për të marrë pjesë në Paris 2024 sepse sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i ngjeshur.
sfidanti.al