Lutja e fundit e tifozëve të Çelsit për të mos e humbur Brojën

Lajmi që i shqetësoi edhe një herë ishte se Uest Hemi ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e sulmuesit shqiptar të bluve. Armando Broja ka shumë admirues dhe në Premier Ligë janë Evertoni e Njukasëlli, përveç Uest Hemit, pse jo vetë Sauthemptonit dhe Arsenalit. Tifozët e Çelsit i kanë bërë thirrje sërish klubit që të mos bëjë gabimet e së kaluarës, duke humbur Tami Abrahamin, ndërsa Livramento, Lamptei, Tomori apo Guehi mund të ndjekin rrugën e tij. Tifozët ndjejnë se lojtarë të tillë si Broja, Abraham, Livramento apo Tomori do të kishin qenë tepër të rëndësishëm për një ekip ku Lukaku nuk po shkëlqen, Haverc ka probleme, ndërsa Verner nuk garanton gola.

Sfidanti.al