Luciano Spalletti ka bindur Juventusin në dy muaj

Luciano Spalletti së shpejti mund të zgjasë kontratën e tij me Juventus. Ish-trajneri i Kombëtares, në vjeshtë, zëvendësoi Tudor duke u bërë trajneri i bardhezinjve dhe nënshkroi një kontratë deri në qershor, pa klauzola. Puna e teknikut Spalletti ka bindur bardhezinjtë, të cilët së shpejti, pas përfundimit të fazës së kampionatit të Champions League, mund t’i propozojnë dhe mbi të gjitha ta bëjnë të firmosë zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028 ish-trajnerit të Napolit dhe Romës.

Revolucioni i vazhdueshëm i Juventus në pankinë

Juventus ka ndryshuar shumë, ndoshta tepër, vitet e fundit. Nga Sarri te Pirlo, më pas kthimi te Allegri, i cili e mbylli keq aventurën e dytë bardhezi. Revolucioni total, i dështuar, me Thiago Motta. Tudor ishte pak më shumë se një trajner kalimtar. Spalletti duket njeriu i duhur: mendohej se do të ishte vetëm deri në qershor, por puna e dy muajve të fundit dhe e njëmbëdhjetë ndeshjeve ka dhënë rezultate në fushë, zona Champions është një hap larg, dhe mbi të gjitha ka bindur klubin.

Spalletti, propozimi për zgjatjen e kontratës deri në 2028

Plenipotençiari Comolli, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, ka vendosur që së shpejti t’i propozojë një rinovim dyvjeçar, pra deri në vitin 2028. Juventusi ka nevojë për vazhdimësi dhe një trajner me përvojë si Spalletti, pavarësisht rezultatit final – bardhezinjtë janë afruar sërish me kryesuesit, por mbeten në vendin e pestë – mund të japë një kontribut të madh si në afat të shkurtër ashtu edhe në afat të gjatë, duke vendosur se cilët lojtarë duhen mbajtur dhe cilët duhen blerë, tashmë jo vetëm në merkato-n e janarit, ku do të mbërrijë të paktën një lojtar ofensiv: emri i fundit është Sorloth, por mbi të gjitha është i nxehtë Federico Chiesa, që dëshiron rikthimin.

Spalletti, shifrat me Juventusin

Luciano Spalletti, si trajner i Juventusit, ka një bilanc të shkëlqyer. Dymbëdhjetë ndeshje, përfshirë kupat: tetë fitore dhe tre barazime, vetëm një humbje, 2-1 në fushën e Napolit. Një renditje që ka ndryshuar rrënjësisht, me zonën Champions vetëm një pikë larg dhe Interin kryesues katër pikë përpara (por me një ndeshje më pak).

sfidanti.al