Lookman fiton “Topin e Artë” afrikan

Ademola Lookman fiton “Topin e Artë” afrikan. Sulmuesi nigerian i Atalantës, kurorëzon kështu një vit fantastik me zikaltrit, ku ka fituar Europa League dhe ka qenë lideri i skuadrës së Gian Piero Gasperinit, duke u shndërruar në një lojtar përcaktues dhe lider tek bergamaskët. 11 gola e 7 asist sezonin e shkuar, si dhe 8 gola e 4 asist në 13 ndeshjet e zhvilluara deri më tani e bëjnë nigerianin me të drejtë lojtarin më të mirë afrikan të këtij viti. Vetë Lookman u shpreh tepër i emocionuar për fitimin e këtij çmimi, teksa nuk ngurroi të falenderojë edhe shokët e tij të ekipit, që e kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit.

“Dua të falënderoj presidencën e klubit, trajnerët, stafin e bashkëlojtarët e mi, që më kanë ndihmuar në rritjen time profesionale vit pas viti. Mbi të gjitha falënderimet shkojnë për familjen time si dhe kombin tim për mbështetjen. Ishte një vit i jashtëzakonshëm, jam krenar për atë se çfarë kam bërë deri më tani. Dua t’u jap një mesazh të gjithëve: asnjëherë mos u dorëzoni, shndërrojeni dhimbjen dhe vuajtjet në forcë dhe mundësi të reja, asnjëherë mos u ndalni të ëndërroni. Ju faleminderit të gjithëve!

sfidanti.al