Lojtarët po rrezikojnë jetën në Francë, tifozi e bën njërin për spital!

Gjakrat janë nxehur në vendin e madh europian, ndërsa duket se problemet ekonomike dhe gërshetimi shumëetnik i popullsisë nuk po përballohen mirë. Një lojtar rrezikoi jetën në fushën e lojës, ndërsa u sulmua nga një tifoz gjatë një ndeshjeje të Ligës së Dytë. Kjo ndodhi në sfidën mes Bordosë së shquar dhe Rodezit modest, kur ekipi mik kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Lyka Buades. Mesfushori u sulmua nga tifozi pas festimit për rrjetën, dhe u dërgua me urgjencë në spital. Bordosë i duhej fitorja për të pretenduar ngjitjen në Ligën e Parë, por ndeshja u ndërpre dhe nuk dihet se çfarë vendimi do të merret.

Sfidanti.al