Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Ndryshe nga ajo e hapjes, zhvilluar në lumin Sena, ajo e mbylljes u zhvillua tradicionalisht, në stadiumin olimpik. Përfaqësuesit e të gjitha shteteve pjesëmarrëse parakaluan me flamujt kombëtar dhe për Shqipërinë ai që mbante flamurin kuqezi ishte mundësi Islam Dudaev. Ai, së bashku me mundësin tjetër kuqezi Chermen Valiev, ishin dy sportistët që fituan medalje në këtë Olimpiadë për Shqipërinë. Të dy, fituan medalje bronzi. Këto ishin medaljet e para olimpike të Shqipërisë në një event olimpik.
Pas parakalimit të sportistëve me flamuj ishte radha e sportistëve që të hynin në fushë, ku ishte pozicionuar një skenë në fiormën e kontinenteve. Më herët u krye edhe ceremonia e fikjes së flakës olimpike, ndërkohë që Olimpiada e ardhshme do të zhvillohet pas 4 vites në Los Anxhelos, SHBA. Flaka olimpike u fik nga sportisti francez Leon Marchand, që në këtë Olimpiadë fitoi 4 medalje të arta e një të bronztë. Një ceremoni e këndshme, me mjaft personalitete të pranishme dhe uniformat shumëngjyrëshe, ndërkohë që u bë edhe dorëzimi i stafetës nga Parisi në Los Anxhelos.
sfidanti.al