Skuadrat e Serisë A në krizë

Skuadrat e Serisë A po e nisin mjaft keq edicionin futbollistik, pasi që në turin e dytë të Kupës së Italisë, kanë dalë nga gara tre prej tyre. Një ditë pasi Çezena nxori jashtë Veronën, me gol edhe të Kristian Shpendit, sot e kishin radhën Venecia dhe Parma që të dilnin nga ky turne. Venecia u mund me shifrat 3-1 nga ekipi i Breshias, i cili dominoi ndeshjen dhe nuk e vendosi asnjëherë në diskutim sfidën për të siguruar një ndeshje ndaj Monzës në turin tjetër. Më pas, e kishte radhën Parma, e cila u mund në shtëpi nga Palermo, një skuadër që synon të bëjë mirë në këtë edicion në Serinë B dhe të tentojë ngjitjen. Goli i Roberto Insinjes në fundin e pjesës së parë i mjaftoi Palermos për fitoren, që siguron në përballje shumë interesante me Napolin në turin tjetër të Kupës së Italisë.

sfidanti.al