Arteta elozhe Calafiorit: Ka cilësi të jashtëzakonshme

Riccardo Calafiori debutoi me fanellën e Arsenalit, duke u aktivizuar në minutën e 65-të të ndeshjes ndaj Lyonit, teksa tifozeria londineze e priti me ovacione e duartrokitje të shumta, duke provuar t’i heqë emocionet e ta karikojë. Pas ndeshjes trajneri Arteta foli me superlativa për mbrojtësin italian, duke vlerësuar jo pak cilësitë e tij dhe theksuar se Calafiori do të jetë surpriza e sezonit në Premier League.

“Më pëlqeu pritja që tifozët i dhuruan Calafiorit. Mendoj se ai do të jetë surpriza e këtij sezoni. Ka cilësi të shkëlqyera dhe forcë fizike të jashtëzakonshme. Di të interpretojë disa pozicione në fushë dhe del mjaft mirë në sulm, ku përdor edhe fizikun. Jemi shumë të lumtur me transferimin e tij”, u shpreh Arteta. Calafiori iu bashkua Arsenalit pak ditë më parë për më shumë se 40 milionë euro, pas një sezoni mjaft të mirë me Bolognën, por edhe në Europian me Italinë.

sfidanti.al