Tashmë janë 9 suksese të tilla radhazi në Premier Ligë, dhe kjo skuadër vështirë të ndalet. Liverpuli ka ardhur në formë pikërisht në kohën që vlen më shumë dhe diferenca e dikurshme prej 13 pikësh me Mançester Sitit ka “avulluar” dhe është vetëm 1 pikë! Në stadiumin “Emirejts”, edhe pse Mo Salah ishte në stol, golat u shënuan nga Diogo Zhota në 54’, Roberto Firmino në 62’. Kjo fitore në Londër ndaj një rivali shumë në formë, do të thotë shumë, do të thotë se Man. Siti do të duhet të bëjë gjëra të jashtëzakonshme për të mbrojtur titullin. Të kuqtë e treguan veten skuadër me autoritet duke kërkuar fitoren, edhe pse në pjesën e parë nuk e patën të lehtë. Gjithsesi, në momentin e duhur ekipi i Klopit e rriti nivelin dhe pati epërsinë. Statistikat janë të qarta me zotërimin e topit 53 për qind, gjuajtjet pak më mirë në portë, dhe kornet 6-1 për miqtë. Liverpuli ka 69 pikë ndaj 70 të Sitit, duke pasur golaverazh më të mirë me 5 gola më shumë plus (75-20 ndaj 68-18). Gjithsesi, dueli direkt mes rivalëve do të jetë në stadiumin e Sitit, “Etihad”.
Liverpuli (4-3-3): Alison, Aleksandër-Arnold, Matip, Van Dajk, Robertson, Henderson, Fabinjo, Tiago Alkantara (Xhons 90’), Luis Diaz (Salah 56’), Diogo Zhota (Firmino 56’), Mane.
Sfidanti.al